5.2 C
Tetovo
E mërkurë, 26 Shkurt, 2025
BallinaLajmeBotaNetanyahu mbron Elon Muskun për ngritjen e dorës si Hitleri

Netanyahu mbron Elon Muskun për ngritjen e dorës si Hitleri

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu i doli sot në mbrojtje të Elon Muskut pasi ai u akuzua se bëri një përshëndetje naziste në fillim të kësaj jave në ditën e inaugurimit të Trumpit.

“Elon Musk po akuzohet pa të drejtë”, ka shkruar lideri izraelit në platformën X të Muskut, “Elon është një mik i madh i Izraelit. Ai e vizitoi Izraelin pas masakrës së 7 tetorit, kur terroristët e Hamasit kryen krimin më të keq kundër popullit hebre që nga Holokausti”.Pas kësaj, ai në mënyrë të përsëritur dhe fuqishëm mbështeti të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten kundër terroristëve gjenocidal dhe regjimeve që kërkojnë të shkatërrojnë të vetmin shtet hebre”, shtoi Netanyahu, i cili drejton qeverinë e krahut të djathtë të Izraelit.

Musk nxitoi të falënderojë kryeministrin izraelit për mbështetjen e tij.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments