13.4 C
Tetovo
E diel, 4 Maj, 2025
BallinaLajmeBotaNetanyahu kërcënon Iranin pas sulmit të Huthëve, premton hakmarrje: Do t’u përgjigjemi...

Netanyahu kërcënon Iranin pas sulmit të Huthëve, premton hakmarrje: Do t’u përgjigjemi udhëheqësve të terrorizmit!

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu premtoi sot hakmarrje kundër rebelëve Huthi të Jemenit, pas një sulmi me raketë në zonën e Aeroportit Ben Gurion, pranë Tel Avivit.“Sulmet e Huthit vijnë nga Irani. Izraeli do t’i përgjigjet sulmit të Huthit në aeroportin tonë kryesor dhe udhëheqësve të terrorit iranianë”, shkroi Netanyahu në platformën X, duke ripostuar një mesazh Presidenti i SHBA-së Donald Trump, (i postuar në muajin mars), i cili gjithashtu fajësoi Teheranin për sulmet nga Jemeni.Në një video në aplikacionin Telegram, Netanyahu tha se Izraeli do t’u përgjigjej Huthive: “Ne kemi vepruar kundër tyre në të kaluarën dhe do të veprojmë (gjithashtu) në të ardhmen, por nuk mund të jap detaje kjo nuk do të kalojë me ‘një bum të vetëm’, por do të ketë ‘shumë bum’.”Kujtojmë se në mars, Donald Trump urdhëroi sulme në shkallë të gjerë kundër Huthëve për t’i penguar ata të synonin anijet tregtare në Detin e Kuq.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments