Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se forcat ajrore të vendit të tij janë “në kontroll të qiellit mbi Teheran”.
Këto komente ai i bëri gjatë një vizite në bazën ajrore Tel Nof, në qendër të Izraelit, së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Israel Katz, dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral-lejtnant Eyal Zamir, sipas mediave izraelite, transmeton klankosova.tv.
”Jemi në rrugë për të arritur dy objektivat tona: eliminimin e kërcënimit bërthamor dhe eliminimin e kërcënimit me raketa”, u shpreh ai.
Tutje gjithashtu lëshoi një paralajmërim të drejtpërdrejtë për qytetarët e Teheranit, duke i këshilluar të largohen nga kryeqyteti iranian.
”Ne kemi filluar veprimet”, tha ai.