12.1 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeNesër skadon afati për Ligjin për Marrëdhënie Pune/ A do të arrijë...

Nesër skadon afati për Ligjin për Marrëdhënie Pune/ A do të arrijë pushteti t’ua prolongojë pensionimin gjykatësve?

Mes tensionesh, përpjekjesh për shkyçje të mikrofonit e grisje të amendamentit nga deputetja e VMRO-DPMNE-së, Bllagica Llasovska. Kështu përfundoi mbrëmë Komisionin ligjvënës, ku u shqyrtuan ndryshimet në Ligjin për marrëdhënie pune.

Ndryshimet parashohin zgjatjen e stazhit të punës së gjykatësve dhe prokurorëve, por nuk dihet se kur do të miratohen, ndërsa afati për votim në seancë plenare skadon nesër. Kryeparlamentarit Talat Xhaferi, në brifing me gazetarë u shpreh se ligji mund të votohet që sonte nëse ka vullnet politik.“Po, Ligji për Marrëdhënie Pune ka afat për t’u miratuar. Seanca ka filluar më parë, megjithatë për votimin, do të votohet nëse ka vullnet nga deputet. Ende nuk është caktuar seance plenare.”- deklaroi Talat Xhaferi, Kryetar i Kuvendit.
Opozita është kundër këtij ndryshimi ligjor, sepse vlerësojnë se përmes tij pushteti synon tua vazhdojë mandatin i gjykatësve dhe prokuroreve partiak. Megjithatë, koordinatorit të grupi parlamentar të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski, pret që ligjin deputetët e shumicës ta kalojnë sonte ose nesër para interpelancës ndaj Xhaferit, vetëm e vetëm që opozitës t’i pamundësohet të flasë në interpelancë.“Jemi të mësuar me shkelje të Rregullores, jemi të mësuar me anashkalim të procedurave, jemi të mësuar me atë që Qeveria dëshiron që ta kalojë me forcë, ndërsa për momentin kjo po ndodh me ligjin për vazhdim të ligjit për marrëdhënie të punës, gjegjësisht stazhin e disa gjykatësve dhe prokurorëve  të caktuar. E them të caktuar sepse vet zgjidhja ligjore jep mundësi që jo të gjithëve, edhe se kërkojnë dhe thonë se është i vogël numri i gjykatësve që ka nevojë që të mbeten në punë”.- pohoi Nikolla Micevski, VMRO-DPMNE.
Nga ana tjetër, shefi i grupit parlamentare të LSDM-së Jovan Mitrevski, tha se është e mundshme që që sonte të miratohet ligji.“Nëse ka thirrje edhe nga Ambasada evropiane edhe nga ekspertët e fushës, ne si deputet dhe Qeveria kemi qëllim që t’i dalim në ndihmë për këto kërkese. Se si do të shkojë puna deri në fund, nuk e di, sepse bëhet fjalë për ligj i cili duhet të miratohet dhe të shpallet në Gazetën Zyrtare deri në  30 qershor dhe kjo datë është nesër”.- tha Jovan Mitrevski, LSDM.
Nëse ndryshimet nuk kalojnë, atëherë për dy ditë rreth 60 gjyqtarë dhe 10 prokurorë do të fillojnë të dalin në pension njëri pas tjetrit, sepse janë 62 apo 64 vjeç.
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments