Me rastin e 111 vjetorit të Pavaraësisë së Shqipërisë, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti organizon Akademi Solemne.
Siç njoftojnë nga BDI ngjarja do të mbahet më datë 28 nëntor, më fillim nga ora 17:00 në Filharmoninë e Maqedonisë së Veriut.
Njoftimi i plotë:
Të nderuar, ju njoftojmë se nesër (e martë, 28.11.2023), nën përkujdesjen e kryetarit të BDI-së, z. Ali Ahmeti, do të organizohet Akademi Solemne për Ditën e Flamurit, që do të mbahet te Filharmonia e Republikës së Maqedonisë, me fillim në ora 17:00.