3.1 C
Tetovo
E premte, 29 Nëntor, 2024
BallinaLajmeNesër mblidhet Kryesia e Këshillit të BDI-së, diskutime për “Frontin për Evropën”

Nesër mblidhet Kryesia e Këshillit të BDI-së, diskutime për “Frontin për Evropën”

Kryesia e Këshillit të Përgjithshëm të BDI-së për herë të tretë do të mblidhet nesër në Tetovë. Pavarësisht se si pikë e rendit të ditës do të jetë Strategjia për Frontin për Evropën, duket se aty do të diskutohet shumë me tepër se aq. Të paktën kështu thonë nga Grupi i Zjarrit duke lënë për të kuptuar se do të propozojnë së paku edhe një pikë në rendin e ditës, atë për punën e ministrave.

“Të dyja raportet duhet të shqyrtohen dhe në mbledhjen e fundit faktikisht kishte një konkluzion ku të dyja raportet duhet të shqyrtohet dhe duhet të vazhdohet me raportin që ka të bëjë me llogaridhënien që është transparencë, vlerë evropiane dhe më së paku pres që të debatohet për ato çështje që realisht krijojnë dallime mes ekzekutivit dhe një pjesë të konsiderueshme të anëtarëve të Bashkimit Demokratik për Integrim dhe gjithsesi se në çdo fillim të mbledhjes miratohet proces verbali i mbledhjes së kaluar që është pjesë e atij proces verbali edhe ai konstatim dhe sigurisht që do të shqyrtohen dhe është e drejta e çdokujt që të propozojë edhe pika të tjera të rendit të ditës dhe do të shqyrtohen”, deklaroi Blerim Bexheti-sekretar organizativ.

Kryesia e re u zgjodh në mbledhjen e mbajtur më 15 tetor. Debati më i flaktë ishte në mbledhjen e dytë të kryesisë të mbajtur në fund të tetorit të vitit të kaluar ku duhet të diskutohej rreth punës së ministrave të BDI-së. Këta të fundit dorëzuan raportet për punën e tyre, por mbledhja për shqyrtimin e këtyre raporteve nuk u thirr asnjëherë. Pikërisht kjo bëri që Grupi i Zjarrit të dilte në konferencë për mediat ku thanë publikisht se ministrat kanë realizuar vetëm 2% nga programi i BDI-së. Nga ato ngjarje duket se ndarja mes dy palëve vetëm sa është thelluar edhe më shumë. Nga të dyja grupet akuzat e kundër akuzat nuk munguan. Situata nisi të eskalojë edhe më shumë me zbritjen në terren dhe takimet simpatizantët të cilat u ngjanin tubimeve parazgjedhore. Retorika u ashpërsua me tubimet në Çair.

“Kot e kanë, sepse Artan, ne nuk jemi tren, jemi uragan. Uragani nuk ndal, uragani po të zuri përpara s’i ngritesh dot dhe të mbulon njëherë e përgjithmonë. Prandaj, të gjithë atyre që përpiqen të ndalojnë, të pengojnë vizionin dhe misionin e BDI-së, le të dëgjojnë një porosi shumë të sinqertë, mos i dilni përpara uraganit, sepse u shkel”, tha Ali Ahmeti- kryetar i BDI-së.

“Për fat të keq pas 22 vitesh për herë të parë që zoti Ahmeti ka marrë anë, anën e “artanistave”. Unë e shoh që kemi bërë një tëmirë, i detyruam ministrat të zbresin në bazë. I detyruam, pra e kanë harruar atë “SRMN” edhe tani i janë kthyer përsëri UÇK-së dhe Ilir Shaqirit. Është mirë që kryetari ta shohë realitetin dhe do ishte mirë ta linte vet Artanin dhe Bujarin t’i shohë se sa e kanë peshën”, u shpreh Izet Mexhiti- nënkryetar i BDI-së.TS

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments