17.9 C
Tetovo
E shtunë, 28 Shtator, 2024
BallinaLajmeNesër Maqedonia e Veriut hyn në fazën e verdhë dhe të portokalltë,...

Nesër Maqedonia e Veriut hyn në fazën e verdhë dhe të portokalltë, shkaku i temperaturave të larta

Nga dita e nesërme deri të dielën, siç njofton Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, Maqedonia e Veriut do të jetë nën ndikimin e masës ajrore të qëndrueshme dhe shumë të nxehtë nga jugu, e cila do të shkaktojë mot me diell dhe të nxehtë mbi mesataren për këtë periudhë të vitit.

Temperaturat e ditës kudo do të jenë mbi 30 gradë, e në disa vende do të arrijnë deri në 40 gradë.

Sipas vlerave kufitare të parashikuara dhe të llogaritura të temperaturave ekstreme nga DPHM, në territorin e RMV-së nesër do të jetë aktive faza e verdhë, ndërsa në luginën e Shkupit dhe Pollogut niveli i portokalltë për rrezik të temperaturave të larta.

Nga DPHM thonë se për shkak të rritjes së mëtejshme të temperaturave nga e enjtja në të gjithë vendit do të aktivizohet niveli i portokalltë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments