25.8 C
Tetovo
E mërkurë, 16 Korrik, 2025
BallinaLajmeNesër afati i fundit për zjarrfikës vullnetarë, Angellov: Duhet vetëm vërtetim nga...

Nesër afati i fundit për zjarrfikës vullnetarë, Angellov: Duhet vetëm vërtetim nga mjeku se janë të shëndetshëm

Thirrja e Qeverisë për punësimin e 400 personave të papunë për ndihmë në shuarjen e zjarreve zgjat deri nesër. Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angelov, thotë se ka pasur interesim të madh për aplikim, por qytetarët nuk kanë ditur saktësisht ku ta dorëzojnë aplikimin. Ai thotë se e vetmja gjë që u nevojitet për këtë është një vërtetim nga mjeku se janë të shëndetshëm.


I ftoj të gjitha personat e interesuar që janë të interesuar për këtë masë qeveritare që më së voni deri të enjten të dorëzojnë aplikimin në qendrën lokale të punësimit në cilindo qytet të shtetit. Aty do të plotësojnë dokumentet e nevojshme, dhe është me rëndësi që me vete të kenë një vërtetim mjekësor nga mjeku amë me të cilin vërtetohet se nuk vuajnë nga sëmundje të rënda të cilat do t’i pengonin në kryerjen e këtij detyrimi jashtëzakonisht të përgjegjshëm”, tha Stojançe Angelov, drejtor I DMSh.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments