15 C
Tetovo
E diel, 20 Prill, 2025
BallinaLajmeNëse s’doni t’i vaksinoni, duhet mendim specialistësh – përndryshe fëmijët nuk do...

Nëse s’doni t’i vaksinoni, duhet mendim specialistësh – përndryshe fëmijët nuk do të pranohen në çerdhe

Çerdhja “Fidani” që nga fillimi i regjistrimit, nuk ka pranuar fëmijë të pa vaksinuar, ndërsa drejtoresha Gëzime Bakiu, tregon se prej nesër nuk do të pranohen ata që nuk janë rivaksinuar, gjë për të cilën i kanë informuar edhe prindërit. Thotë se ka prindër që nuk duan t’i vaksinojnë fëmijët. Në këtë rast ata duhet të marrin arsyetim nga komision specialistësh, por jo nga mjeku amë.

“Tani regjistrimet e reja mendoj, që nuk do të duan t’i rivaksinojnë fëmijët, atëherë neve na duhet patjetër mendim, prej spitalit të fëmijëve, të tregojnë arsyet se pse fëmija nuk mund të vaksinohet, mirëpo jo prej mjekut amë, mirëpo direkt prej spitalit, prej specialistëve”, tha Bakiu.

Ministri i Shëndetësisë Ilir Demiri u bën apel prindërve që t’i vaksinojnë fëmijët, ndërsa sa i përket vendimit se cilët fëmijë do të pranohet në kopshte dhe cilët jo, Demiri pret që nesër komisioni për sëmundje infektive të dalë me qëndrim.

“Ju lutem t’i vaksinoni fëmijët, ky është apeli kryesor. Sa i përket dilemave në qoftë se është i vaksinuar me 3 doza apo nuk është i rivaksinuar, a duhet të pranohet në çerdhe a mos të pranohet, rregullat janë strikte, do të më jepni kohë do të kërkoj prej Komisionit për Sëmundje Ngjitëse të mbajë takim gjatë ditës së nesërme dhe të kemi një qëndrim që do të jetë i unifikuar do të jetë i bazuar në këshillat që i jep komisioni për sëmundje infektive, dhe do të dalim me deklaratë oficiale”, tha Demiri.Për dallim nga qytetet e tjera, Shkupi ka numrin më të madh të fëmijëve të pavaksinuar. Nga ana tjetër, ka prindërit po përballen me problemin për rivaksinim të hershëm, kur për arsye shëndetësore apo të tjera fëmija nuk mund të bëjë rivaksinimin në një vit e gjysmë dhe shtyhet për më vonë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments