11.9 C
Tetovo
E hënë, 12 Maj, 2025
BallinaLajme“Nëse preket gjuha, nuk ka më Marrëveshje Kornizë” – Mickoski për deklaratën...

“Nëse preket gjuha, nuk ka më Marrëveshje Kornizë” – Mickoski për deklaratën e Osmanit

BDI reagon ndaj përpjekjes për të sulmuar themelin e natyrës unitare të shtetit – Marrëveshjen Kornizë, marrëveshjen historike mes maqedonasve dhe shqiptarëve se si duhet të qeveriset dhe të jetohet ky shtet. Kështu ka thënë Bujar Osmani nga BDI, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, i cili tha gjithashtu se nëse preket gjuha, atëherë nuk do të ketë më Marrëveshje Kornizë, duke aluduar në Gjykatën Kushtetuese, e cila po shqyrton një nismë për ligjin për përdorimin e gjuhëve. Kësaj i është përgjigjur shkurt kryeministri Mickoski duke thënë se nuk ka nevojë për koment.

“Pse po zhduket gjuha shqipe në institucionet shtetërore? Pse Inspektorati i Gjuhëve po përpiqet me çdo kusht t’i bindë që ta shfuqizojnë? Kjo është pyetja. BDI po reagon ndaj përpjekjes për të sulmuar themelin e natyrës unitare të shtetit – Marrëveshjen Kornizë, marrëveshjen historike mes maqedonasve dhe shqiptarëve se si duhet të qeveriset dhe të jetohet në shtet”, tha Bujar Osmani nga BDI.

I pyetur kryeministri Mickoski rreth kësaj deklarate nga gazetarët ai u përgjigj shkurtë – “Epo, nuk mendoj se duhet të komentoj për atë njeri!”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments