Nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët (AA), Arben Taravari, nuk pret që Bullgaria të heqë veton ndaj Maqedonisë në samitin e BE-së në qershor. Sipas të përditshmes Lajm, ai tha se partitë opozitare do të kërkojnë zgjedhje të parakohshme parlamentare në tetor të këtij viti, nëse Maqedonia nuk merr datë për negociata.Duke pasur parasysh të gjitha mundësitë dhe informacionet që marrim nga Brukseli, ka shumë pak gjasa që të hiqet vetoja bullgare. Kjo automatikisht do të thotë se negociatat me BE-në nuk kanë filluar. Ne si opozitë nuk na mbetet gjë tjetër veçse të kërkojmë zgjedhje të parakohshme. Unë shoh disponimin e të gjitha partive opozitare, si maqedonase ashtu edhe shqiptare, se ka një disponim për mbajtjen e zgjedhjeve në mes ose në fund të tetorit. Unë shoh që ka disa mosmarrëveshje dhe pakënaqësi si brenda ashtu edhe në pozicionin e partive që janë pjesë e qeverisë. Ne komunikojmë me partitë që janë pjesë e qeverisë, jo me BDI-në dhe LSDM-në dhe shohim disponimin dhe aspiratën e disa deputetëve që përfaqësojnë partitë e vogla për t’u larguar. Por ne do të shohim se si do të shkojë. “Në bazë të kësaj, organet partiake në Aleancën për Shqiptarët do t’i marrin vendimet e tyre dhe do t’i bëjnë publike para të gjithë qytetarëve të Maqedonisë”, tha Taravari.