-0.2 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaLajmeNëse kthehet, Gruevski do të shkojë në burg

Nëse kthehet, Gruevski do të shkojë në burg

Sapo të shkelë në Maqedoni, Nikolla Gruevski do të shkojë në burg, shprehet zëdhënësi dhe deputeti i LSDM-së, i pyetur se si e komenton deklaratën e Ministrit të Jashtëm Bujar Osmani i cili tha se ish-kryeministri Gruevski më mirë të përballet me drejtësinë, sesa informacionet që i ka të jenë në duar të një shtetit tjetër.

“Nikolla Greuvski, në atë moment që do të shkelë në shtetin tonë, do të mbajë dënimin me burg në përputhje me aktgjykimet pozitive”, tha Darko Kaevski, zëdhënës dhe deputet i LSDM.

Kthimi i Gruevskit muajin e fundit ka qenë kryetemë në skenën politike të vendit. Ditë më parë, nënkryetari i LSDM-së dhe zëvendëskryeministri Fatmir Bytyqi, për TV21 tha se duhet të ketë pajtim, por jo edhe falje e veprimeve të ish-kryeministrit Nikolla Gruevski.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments