6.7 C
Tetovo
E mërkurë, 26 Shkurt, 2025
BallinaLajmeBota“Nëse jeni të pakënaqur me Elon do u…”/ Trump mbështet direktivat e...

“Nëse jeni të pakënaqur me Elon do u…”/ Trump mbështet direktivat e Musk gjatë takimit të parë me kabinetin me miliarderin të pranishëm

Presidenti Donald Trump tha se disa anëtarë të kabinetit të tij “kanë disa mospajtime” me direktivat e Elon Musk për punonjësit federalë.

“A është dikush i pakënaqur me Elon? Nëse jeni, atëherë ne do u flakim që këtej”. tha Trump, duke shkaktuar duartrokitje nga anëtarët e kabinetit të ulur rreth tryezës.

“Ata kanë shumë respekt për Elon dhe për atë që po bën. Disa kanë mospajtime, por unë do t’ju them që pjesa më e madhe, mendoj se jo vetëm janë të lumtur, por tepër të emocionuar”, shtoi presidenti.

Këto komente vijnë pasi zyrtarëve të kabinetit nuk iu dha një njoftim për e-mailin e famshëm të së shtunës të dërguar nga Zyra e Menaxhimit të Personelit të gjithë punonjësve federalë me kërkesë të Musk, në të cilin shkruhej: “Çfarë bëre javën e kaluar?”

E-maili ngriti pyetje se kush ka autoritetin për të dhënë direktiva për punonjësit nëpër departamente të ndryshme.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments