Në një kohë kur në Bruksel u mbajt gjatë ditë së enjte, Samiti i Këshillit të Evropës për mbrojtjen, presidenti amerikan Donald Trump ka përsëritur qëndrimin e tij ndaj vendeve anëtare të NATO-s, se duhet të rritin shpenzimet e mbrojtjes.
Trump tha se deklarata e tij për tërheqjen e fondeve të SHBA nga NATO, është arsye e shëndoshë.“Është arsye e shëndoshë e drejtë, nëse ata nuk paguajnë unë nuk do t’i mbroj ata,” thotë ai.
I pyetur në lidhje me komentet e Macron se Franca mund të shtrijë ombrellën e saj bërthamore mbi partnerët e saj evropianë, Trump përgjigjet se në vend të kësaj ai favorizon “denuklearizimin”.
“Ne kemi bërë shumë përparim me Ukrainën dhe shumë përparim me Rusinë gjatë dy ditëve të fundit dhe do të ishte mirë që t’i jepnim fund, në mënyrë që të mos flasim në atë mënyrë për bërthamën,” tha ai.