26.6 C
Tetovo
E hënë, 1 Shtator, 2025
BallinaLajmeNerovë-Krushevë/ Viti i ri shkollor me problemet e vjetra! Fëmijët e filluan...

Nerovë-Krushevë/ Viti i ri shkollor me problemet e vjetra! Fëmijët e filluan vitin shkollor në një klasë të përbashkët — shkolla e vjetër pa asnjë ndërhyrje nga MASh

Në fshatin Nerovë, të Krushevës, nxënësit e klasës së dytë dhe të pestë filluan mësimin sot bashkë në një klasë, për shkak të kushteve të vështira dhe mungesës së klasave në objektin e vjetër shkollor. Pavarësisht situatës, nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës nuk është ndërmarrë asnjë masë konkrete për përmirësimin e kushteve, dhe deri më tani nuk është vendosur asnjë gozhdë në ndërtesën e vjetër të shkollës, thotë Dashmir Jusufi, banor i fshatit Nerovë.

“Pasi punohet në dy ndërrime, janë katër klasa paradite dhe katër klasë mësojnë pasdite, por faktikisht nga klasa e parë deri në të nëntën janë nëntë klasë dhe fati i keq ka qenë për klasën e dytë dhe të pestë të mësojnë në një klasë të kombinuara. Hapësira është e ngushtë, veçanërisht për ndërrimin e dytë ku janë pesë paralele por ka vetëm katër klasë dhe detyrohen dy klasë që të mësojnë të kombinuara”, tha Dashmir Jusufi – banor i Nerovës.

Sa i përket objektit të ri të cilin vetë banorët e Nerovës e ndërtuan me kontributin e tyre, sipas Jusufit, do të vazhdojnë edhe më tej të grumbullojnë donacione pasi thotë se komuna nuk ka buxhet për të vazhduar punimet.

“Për objektin e ri që e nderuam me vetë iniciativë u prononcuan se për më tepër nuk janë përgjegjës pasi kompetencat ia kanë kaluar komunës dhe ajo është përgjegjëse, nga komuna thonë se nuk kanë buxhet që të vazhdoje me ndërtim dhe mbetet opsioni që ashtu siç e filluam të vazhdojmë me donacione. Për fat të mirë kishim një donatorë pas legalizimit për dyert e klasave dhe tani u paraqit edhe një tjetër për dritaret e komplet katit të dytë”, u shpreh Dashmir Jusufi – banor i Nerovës.

Ndërkohë sipas Ministres së Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, kompetencat për zgjidhjen e problemit të shkollës së Nerovës i ka Ministria e Transportit. Janevska, pranon se së fundmi nuk është ndërmarrë ndonjë aktivitet për përmirësimin e kushteve në objektin e vjetër shkollor të Nerovës.

“Ministria e Transportit dhe Lidhjeve i ka ndërmarrë hapat e duhura që ta zgjidh problemin atje, në një muaj nuk ishim në gjendje që të ndërmarrim asgjë në lidhje me kushtet e shkollës së Nerovës por sigurisht e kemi parasysh dhe gjithçka që ka nevojë, sa më shpejtë që është e mundur do të bëjmë atë”, tha Vesna Janevska – ministre e Arsimit dhe Shkencës.

Në objektin e vjetër shkollor të fshatin Nerovë të Krushevës, mësojnë mbi 130 nxënës shqiptarë nga klasa e parë deri në të nëntën./ Alsat.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments