11.9 C
Tetovo
E hënë, 16 Shtator, 2024
BallinaLajmeNëpunësit e mediave kërkojnë miratimin e ligjit, Petroviq: Ligji ndihmon zhvillimin e...

Nëpunësit e mediave kërkojnë miratimin e ligjit, Petroviq: Ligji ndihmon zhvillimin e mediave

Nëpunësit e mediave bëjnë apel për zhbllokimin e procedurës për miratimin e ligjit të mediave i cili në Parlament që në nëntor të vitit të kaluar. Sipas tyre, ky ligj është i rëndësishëm për zhvillimin e mediave dhe për nëpunësit mediatik.

“Ne që të vimë deri në nivelin e mediave të mëdha rajonale, mediat duhet të mbështeten edhe me teknikë të re edhe me organizim të mirë të atij numri të lartë të njerëzve në televizionet e mëdha. Nëse kemi gazetarë më të mirë, teknikë më të mirë, estetikë më të mirë mediatike, interesi publik do të mbrohet më mirë por edhe deri te mediat nuk mund të arrijë dikush dhe të ndikojë në paanshmërinë. Me këtë ligj dhe me këtë mbështetje u jepet në njëfarë mënyrë ndihmë e vogël mediave që të rregullohet tregu i marketingut i cili në këtë moment është totalisht i zhvlerësuar”, deklaroi Ranko Petroviq, Radio “Bubamara”.

“Dënoj secilin që e pengon dhe e mban diku në sirtar ligjin për media, veçanërisht që ne si nëpunës të mediave për fat të keq duhet të bëjmë presion që ligji të kalojë ndërkohë që e kemi bërë ashtu si na përshtatet edhe neve, edhe konsumatorve të shërbimeve medatike. Me këtë rregullohen të drejtat autoriale dhe dënohet pirrateria, me këtë rregullohen mijëra gjëra të tjera”, tha Darko Gelev Brejk, pronar i “City Radio” dhe “Metropilis Radio Mrezha”.

Ligji i mediave është përpiluar me vite nga organizatat e mediave dhe gazetarëve, ekspertëve dhe politkanëve.

Nevoja për të është miratuar në nëntor megjithatë vazhdimi i procedurës nuk është caktuar nga kreu i Komisionit për çështje evropiane Arbër Ademi. Ministri i Shoqërisë Informatike tha se nuk ka njohuri që ligji po bllokohet qëllimisht nga kuadër i BDI-së për shkak të Televizionit Alsat por ai beson se ligji duhet të miratohet si i tillë.

Çështja e ligjit të mediave u anktualizua së fundmi pasi ligjet tjera të Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës u vendosën në rend dite, por jo dhe ligji i mediave. /Alsat.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments