-0.2 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeNëpër rrugët e Tetovës mungojnë vizat e bardha

Nëpër rrugët e Tetovës mungojnë vizat e bardha

Kohëve të fundit nëpër rrugët e Tetovës, sidomos ato dytësore, gjithnjë e më pak shihen vizat e bardha për këmbësorët  apo vijat ndarëse të rrugëve. Kjo dukuri po ndodh edhe tek rrugët të cilat janë përfunduar jo më shumë se 6 muaj më parë. Nga Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë thonë se po bëjnë kontrolle të shpeshta, ndërsa është kërkuar nga autoritetet lokale të ndërmarrin masa për ribërjen e vizave të bardha.

SPB Tetovë në secilën periudhë të vitit kryen vëzhgime në terren, po ashtu edhe këtë periudhë, kemi bërë kontrolle dhe ku është hasur mungesa e vijave të bardha që shënojnë ndarjen e korsive por edhe vizbardhave, është përgatitur raporti përkatës dhe është kërkuar nga organet kompentente që në kohë sa më të shpejtë të vizatohen që të mund këmbësorët pra të kenë më të qartë se ku ta kalojnë rrugë, dhe po ashtu vozitësit ta kenë qartë se ku e kanë kufirin e korsisë në të cilën lëvizin”, tha Fatmir Rexhepi, Zëdhënës i SPB Tetovë.

Nga Komuna e Tetovës, mungesën e vizave të bardha, e arsyetojnë me pluhurin e madh që kanë rrugët, por edhe temperaturat e larta, që sipas organeve komunale, ndikon në zhdukjen e shpejtë të tyre.

“Është fakt që vijat, pasi bëhet puna e humbin pamjen për një kohë të shkurtër, gjë që kemi kërkuar sqarim edhe nga vetë firma, nga, na është sqaruar se vijat mbulohen nga pluhuri i formuar dhe nxehtësia e madhe, me ç`rast asfalti lëshon një lëng që mbulon vijat e bardha, dhe kjo është konstatuar jo vetëm tek ne por gjithandej në vendin tonë.  Andaj e kemi pauzuar punën e vijëzimit deri në stabilizimin e temperaturave, pas çka do fillojë edhe larja e rrugëve dhe njëkohësisht do bëhet edhe vizimi”, deklaroi Memet Jonuzi, Komuna e Tetovës.

Komuna e Tetovës, ka ndarë fonde në vlerë prej 1.5 milion denarë për vijat e bardha, para këto që nuk mjaftojnë. Rregulli për mirëmbajte të vijave të bardha të rrugëve, sipas komunave kërkon që të ribëhen të paktën dy herë në vit, që të mund të jenë efikase dhe të qëndrueshme, ndërsa komuna e Tetovës, vijëzimin e qytetit e bën vetëm një herë në vit. /Alsat/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments