Është shumë herët që të flasim për ekstradimin për shkak se ende nuk janë shfrytëzuar të gjithë mjetet juridike. Këtë sot e deklaroi ministri i drejtësisë, Krenar Lloga, në lidhje me Lupço Pallevski – Pallço, i dyshuari i parë për vrasjen e të miturës nga Shkupi dhe pensionistit nga Velesi. Përmes disa kanaleve janë dërguar dokumente në Turqi dhe pritet që të hënë autoritetet turke të fillojnë procedurën e ekstradimit.“Kemi komunikim joformal. Është shumë herët për të folur për diçka për shkak se ende nuk janë shfrytëzuar të gjithë mjetet juridike që i thamë dhe dje. Relativisht shpejt presim që të dërgohet në Maqedoni, sidoqoftë do të shohim nëse do të shfrytëzojë ato mjete juridike dhe nëse sistemi i Turqisë do të lejojë që jetë në mënyrën që ne kemi kërkuar.”- tha Krenar Lloga, Ministër I Drejtësisë.