Sot janë nënshkruar marrëveshjet mes resorëve ministrore dhe njësive komunale. Bëhet fjalë për marrëveshjet që dalin nga plani për financim i Qeverisë ndaj komunave, në formë të donacioneve, të cilat kohë më parë aplikuan me projekte në Qeveri, transmeton TV21.
Komunat që aplikuan dhe iu pranuan projektet, do të përfitojnë mjete nga gjithsej 250 milionë eurot e parapara nga Qeveria.
Kryeministri Hristijan Mickoski premtoi se mjetet që nuk janë paraparë me buxhetin aktual të komunave, do të parashihen me buxhetin e ardhshëm shtetëror.
Kryeministri Hristijan Mickoski premtoi se mjetet që nuk janë paraparë me buxhetin aktual të komunave, do të parashihen me buxhetin e ardhshëm shtetëror.
“Sot nënshkruajmë marrëveshje për 274 projekte në vlerë prej 4.1 miliardë denarësh”, bëri të ditur Mickoski dhe zbuloi se cilat komuna do të përfitojnë.
Donacione për investime kapitale në fushën arsimore – rreth 133 milionë denarë për komunat e Gazi Babës, Manastirit, Likovës, Kërçovës dhe Bogovinë.
- Donacione për investime kapitale infrastrukturën rrugore – rreth 2.8 miliardë denarë për komunat Berovë, Aerodrom, Manastir, Bërvenicë, Bogdanci, Bosillovë, Butel, Vallandovë, Vevçan, Veles, Vrapçisht, Gazi Babë, Gjevgjeli, Gostivar, Dibër, Dellçevë, Demir Kapi, Debarcë, Demir Hisar, Dojran, Dollnen, Gjorçe Petrov, Zhelinë, Zellenikovë, Zërnovcë, Ilinden, Jegunovcë, Kavadar, Karposh, Karbincë, Kriva Pallankë, Krushevë, Mavrovë dhe Rostushë.
- Donacione për investim kapitale në fushën e politikës sociale – rreth 50 milionë denarë për ndërtimin e çerdheve të reja në Petrovec dhe Gazi Babë.
- Donacione për investime kapitale në sport – 220 milionë denarë për ndërtim të qendrave të sportit dhe rekreimit në Vevçan, Demir Hisar, Qendër, Manastir, Kavadar dhe Çashkë.
- Donacione për fushën e kulturës dhe turizmit – rreth 200 milionë denarë në komunat Gjevgjeli, Pehçevë, Radovish dhe Gazi Babë.
- Donacione për fushën e mjedisit jetësor – rreth 630 milionë denarë në komunat Vasillevë, Berovë, Shuto Orizarë, Pehçevë, Probishtip, Tetovë, Butel, Mogillë, Dellçevë, Vrapçisht, Likovë, Kisella Vodë, Çashkë, Çair, Haraçinë, Ohër, Osoman, Çeçev Sandevë.
“Dua të apeloj që komunat të punojnë projekte cilësore dhe të njëjtat do të realizohen, Në këtë mënyrë shteti ia kthen qytetarëve dhe zhvillojmë jetë cilësore”, porositi Mickoski.