Nënkryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Hysni Ismaili, ka reaguar ndaj sulmeve që Izraeli po i bën në Rripin e Gazës.
“Ka disa ditë që po i ndjek me shqetësim lajmet mbi mizoritë, vrasjet që po ndodhin ndaj civilëve dhe fëmijëve në Rripin e Gaza-s.
Sulmi ndaj spitalit, shfaqi masakrën e këtij shekulli të trishtuar: thjesht po ju pyes: a keni derdhur së paku një lot, a e keni trazuar shpirtin tuaj, ose a keni përjetuar pagjumësi qoftë edhe një çast?!
Nëse vërtet, keni përjetuar shqetsim në shpirt, mbi ngjarjet që po ndodhin në Gaza, atëherë ju lumtë, jeni Njerëz!” – shkruan Ismaili.Top24