7.6 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeNënkryetari i BESËS Fatmir Limani: Numrat janë në favor të VMRO-së, s’ka...

Nënkryetari i BESËS Fatmir Limani: Numrat janë në favor të VMRO-së, s’ka presion nga ndërkombtarët

Nënkryetari i Lëvizjes Besa Fatmir Limani në një postim në rrjetin social Facebook me titull “GËNJESHTRA, PËR FËMIJË !” duke bërë një të ashtuquajtur gafë të madhe që ujin e çon tek VMRO duke thënë se numrat janë në favor të VMRO-së, dhe se s’ka presion nga ndërkombtarët.

Limani thotë se Faktori i jashtëm i paska bërë presion opozitës shqiptare që të bashkohet me LSDM-BDI, për ndryshimet kushtetuese.

” Por numrat janë në taborrin e VMRO-së, të cilëve nuk u bën asnjë-lloj shtypje faktori ndërkombëtarë !!!” shkruan Limani.

Tragjike është që ndryshimet kushtetuese bëhen, për t’u margjinalizuar dhe zëvendësuar shqiptarët me grafën bullgare, ndërsa gjuha shqipe do të përdoret nëpër mëhalla thotë ai

Maqedonia e Veriut është para një viti të vështirë politik dhe në këtë drejtim sidomos ndryshimet kushtetuese kërkojnë mbështetjen e partive tjera parlamentare pasi ndryshimet kushtetuese miratohen me dy të tretat apo me 80 nga 120 votat e deputetëve sa numëron Kuvendi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments