Nënkryetari i ASH-Taravari, Nazim Taipi i është kundërpërgjigjur Izet Mexhitit, i cili sot tha se Taipi duhet të tregojë se çfarë ka bërë si zv/drejtor i Rrugëve Shtetërore, pasi paraprakisht ky i fundit ngriti shqetësime për mos-realizim dhe vonesa të disa projekteve infrastrukturore.
“Izet Mexhiti nuk duhet të më përgjigjet mua, por popullit! Atij nuk i ngjan si zv. Kryeministër t’i shtrembëroj deklarimet e mija respektivisht faktet të cilat unë kam paraqitur në media. Sa i përket asaj se kush çfarë kontributi ka dhënë, kam këtë përgjigje për të: Kontributi i tij në korridorin 8 është Zero.
Dhe trefishi i tij i shumëzuar me zero është baraz me Asgje (zero)!”, theksoi Taipi