6.6 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeNëndegët e ASH-së në Tetovë ia bëjnë 8 me 2 Selës, radhiten...

Nëndegët e ASH-së në Tetovë ia bëjnë 8 me 2 Selës, radhiten të gjithë prapa Shumit

Të nderuar qytetarë i nderuar opinion publik, ju njoftojmë se lajmet e plasuara nëpër media për pakënaqësinë tonë nga subjekti ynë politik ASH janë të vërteta dhe në përputhshmëri dhe pajtueshmëri të plotë me kryetarin e degës së Tetovës z. Altrim Mamuti-Shumi!
Duam ta njoftojm opinionin se e vërteta e pakënaqësisë tonë buron që nga momenti i mospërfilljes së vullnetit tonë si degë e Tetovës pikërishtë atëherë kur kryesia e ngushtë e ASH-së në krye me kryesinë e ngushtë të sajë shkelën vullnetin dhe kërkesën tonë si degë e Tetovës për mosbashkpunim me Lëvizjen Besa si një kombinim i sigurtë fitues karshi Bdi-së!
Që nga momenti i këtij vendimi jodemokratik e krerëve të ASH-së në si degë e Tetovës në mënyrë permanente kemi shprehur indinjatën tonë dhe pakënaqësinë ndaj këtij vendimi, jodemokratik, joparimor dhe jotransparent!
Të nderuar qytetarë, për hirë të korrektësisë, duam tju njoftojmë se ne në mënyrë permanente kemi kërkuar që të ndodh një bashkëpunim opozitarë Ash-Besa dhe se në të kundërtën nëse kjo kërkesë e natyrshme bashkëpunimi nuk do ndodhë nga kryesia të njëjtën atëherë do detyrohemi ta realizojmë në nga baza e partisë nëndeget dhe deglt duke mos u keqkuptuar se ky është lloj ultimatumi por bindje e pakontestueshme gjithëpopullore se ky është kombinimi i vetëm fitues karshi BDI-së! Fatkeqësishtë duke parë se hasim në vesh të shurdhur dhe duke mos u përfillur zëri ynë në kryesi të partisë për një kombinim fitues që e dëshironte i gjithë opinioni pra bashkëpunimi Ash-Lëvizja Besa për një fitore të padiskutueshme kundrejt BDI-së, ne si nendegë e çarshisë së epërme rreshtohemi pas çdo lloj vendimi të kryetarit të degës së Tetovës z.Altrim Mamutit!
Aktiviteti ynë politik do jetë vazhdimësi e asaj që e kemi filluar që në fillet tona, pra fitorja dhe sjellja e ndryshimit tek shqipëtarët kundrejtë një subjekti (Bdi) i cili ka shuar shpresën e gjithë neve!

Ndryshimin politik do ta sjellim me atë që e duan ndryshimin dhe rikthimin e shpresës së humbur me dekada!

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments