11.7 C
Tetovo
E diel, 9 Mars, 2025
BallinaLajmeNën dry 8 markete, nuk respektuan vendimin për marzhën

Nën dry 8 markete, nuk respektuan vendimin për marzhën

Çelës në derë për tetë farmaci dhe tregje të fruta-perimeve të importuara. Me urdhër të Inspektoratit Shtetëror të Tregut, ato do të mbyllen për 15 ditë për shkak se nuk kanë respektuar vendimin e Qeverisë për kufizimin e marzhës.Në disa prej tyre, inspektorati ka gjetur marzhë të lartë deri në mbi 70 për qind. Drejtori i Inspektoratit të Tregut Vllatko Stojkoski, thotë se inspektorët deri më tani kanë shkruar gjoba në vlerë prej 42 mijë eurosh, ndërsa 30 raste janë duke u përpunuar dhe po bëhen analiza të hollësishme.

“Në tre markete, një farmaci dhe tre importuesit më të mëdhenj të perimeve dhe frutave, së bashku me inspektorët, konstatuam marzhë të lartë deri në 70 për qind”, deklaroi Vlatko Stojkoski – Drejtor i Inspektoratit Shtetëror të Tregut.

Inspektorët kanë vërejtur lëshime edhe në dyqane të tjera.

“Marzhë nga 5 deri në 20 për qind në markete për produktet në qarkullim, mbi 30 për qind produkte më pak në qarkullim dhe produkte jo ushqimore, higjienike, ushqim për fëmijë e kështu me radhë. Ndërsa në rastin e importuesve, marzhat e fitimit bruto janë përcaktuar për importet në faturë në treg lirshëm mund të them 30 deri në 50 për qind”, tha Vlatko Stojkoski – Drejtor i Inspektoratit Shtetëror të Tregut.

Stojkoski thotë se të gjitha bizneset e vogla dhe subjektet e mëdha që shesin me pakicë çmimet e produkteve do të duhet t’i publikojnë në faqet e tyre të internetit dhe t’i përditësojnë ato çdo ditë. Gjoba për mosrespektimin e ligjit lëvizin nga 500 deri në 10,000 euro në varësi të madhësisë së objektit, si dhe ndalim pune 15 ditë.

Inspektorati Shtetëror i Tregut u bën thirrje të gjithë qytetarëve që vërejnë parregullsi të denoncojnë në numrin e telefonit në Inspektoratin e Tregut ose në faqen e internetit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments