Komuna e Negotinës me vendim do të paguajë 7 mijë denarë kompensim për prindërit që jetojnë në territorin e komunës së Negotinës për çdo fëmijë të porsalindur.
Pagesa e këtyre mjeteve do të bëhet me mjete nga buxheti i komunës së Negotinës për vitin 2021, si ndihmë për të sapolindurit. Publiku do të informohet në mënyrë plotësuese dhe me kohë për mënyrën dhe dinamikën e ndarjes së mjeteve për çdo fëmijë të porsalindur, thuhet në komunikatë.