Pasi Këshilli i ministrave të BE-së për Çështjet Evropiane dha sot Po-në për çeljen e negociatave të BE-së me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ka reaguar ambasadorja Yuri Kim.
Përmes një postimi në Twitter, krahas mesazhit të komisionerit për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, Kim shkroi:
“Vendimi i BE-së për të hapur negociatat me Shqipërinë pasqyron punën e madhe të qeverisë dhe popullit shqiptar. SHBA do të vazhdojnë të mbështesin fuqimisht reformat dhe hapat e tjerë të nevojshëm për arritjen e anëtarësimit. Urime dhe suksese!”