5.7 C
Tetovo
E hënë, 20 Janar, 2025
BallinaLajmeBotaNegociatat mes Rusisë dhe Ukrainës në Turqi nisin herët në mëngjes

Negociatat mes Rusisë dhe Ukrainës në Turqi nisin herët në mëngjes

Sipas njoftimit negociatat do të zhvillohen në Pallatin Dolmabahçe-Stamboll.

Negociatat ndërmjet delegacioneve ruse dhe ukrainase në Stamboll do të fillojnë nesër në orën 9:30 të mëngjesit, tha sot zyra e presidentit turk.

Sipas njoftimit negociatat do të zhvillohen në Pallatin Dolmabahçe.

“Takimi do të mbahet me dyer të mbyllura”, thuhet në njoftim

Sipas FT, Rusia nuk do të insistojë më në “denazifikimin” e Ukrainës dhe do të japë dritën jeshile për anëtarësimin e saj në Bashkimin Evropian – me kusht që të tërhiqet nga anëtarësimi në NATO.

Projektmarrëveshja e re nuk përmban “denazifikimin” dhe “çmilitarizimin” e përmendur shpesh, as “mbrojtjen e gjuhës ruse”, thonë burime anonime të FT.

  • Turqia është ndër vendet që mund të ofrojë garanci sigurie për Kievin si pjesë e çdo marrëveshjeje me Rusinë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Turqia është ndër ato vende që mund të bëhen garantues të sigurisë sonë në të ardhmen – tha sot zyrtari i lartë ukrainas Igor Zhovkva.
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments