11.9 C
Tetovo
E hënë, 16 Shtator, 2024
BallinaLajmeNë zgjedhje me lista të përbashkëta /Ali Ahmeti: Të bashkohemi të gjitha...

Në zgjedhje me lista të përbashkëta /Ali Ahmeti: Të bashkohemi të gjitha partitë shqiptare dhe LSDM-ja (video)

Të gjitha partitë shqiptare së bashku me LSDM-në në lista të përbashkëta në zgjedhjet ardhshme parlamentare. Kjo është dëshira e kreut të BDI-së Ali Ahmeti, të cilën e shpalosi në intervistën ndryshe të TV21. Ahmeti shprehet se ky është qëllimi edhe i frontit europian por gjithsesi, secila parti me autonominë e vet.

“Kjo është çështje që duhet të diskutohet. Nuk është çështje e pakapërcyeshme. Nuk është divergjencë e pakapërcyeshme. Unë jam i gatshëm në një listë. Dmth të gjitha partitë shqiptare në një listë, madje sot është teknika..”, tha Ali Ahmeti – Kryetar i BDI-së.

Të gjitha subjektet politike me ju?

“Me ne, me ne, por secili me autonominë e vet. Gjithashtu jemi të gatshëm që ky front për Europë, ne jemi të gatshëm të hyjmë edhe me parti maqedone, në këtë rast LSDM-ja”, pohoi Ali Ahmeti – Kryetar i BDI-së.

Por çfarë thotë LSDM? A do të ishte e gatshme të hyjë në një listë të përbashkët së bashku me të gjitha partitë politike shqiptare?

Ende është herët të flasim për lista të përbashkëta mirëpo jemi të hapur për çfarëdolloj bashkëpunimi. Në periudhën e kaluar shumë herë është dëshmuar se LSDM gëzon kapacitet më të madh dhe më të dëshiruar koalicionues nga të gjithë politikbërësit në skenën e RMV-së. Analiza më të detajuara dhe sondazhe nga organet e partisë, gjithsesi se do të publikohet se si do të veprojnë socialdemokratët në periudhën e ardhshme”, u shpreh Martin Kostovski – deputet i LSDM-së.

Kostovski është i bindur se edhe pas zgjedhjeve të rregullta të cilat do të mbahen në vitin 2024, Qeveria do të udhëhiqet nga LSDM. Përndryshe deri tani, kreu i ASH-së Arben Taravari është i vetmi i cili është shprehur publikisht se më mirë për ASH-në do të ishte të shkojë e vetme në zgjedhje. Këtë qëndrim e arsyetoi me përvojat e hidhura nga bashkëpunimet në të kaluarën.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments