Bashkimi Demokratik për Integrim tha se nga shtatori do të dalë në terren, e për këtë, Kreshnik Bekteshi dha më shumë detaje, që siç bëri të ditur, do t’u bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve pa dallim që të marrin pjesë në platformën e tyre për të dhënë ide në përmirësimin dhe respektimin e legjitimitetit, përcjell TV21.
“Bashkimi Drmokratik për Integrin she Fronti Europian do të bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve edhe ato të cilët nuk e kanë përkrahur Frontin Europian në zgjedhjet paraprake që të bëhen pjesë e kësaj platforme, duke dhënë idetë e tyre konkrete për përmirësimin dhe respektimin e legjitimitetit në RMV ku çdo komunitet do të ndjehet i barabartë”, tha Bekteshi.