Sipas të dhënave të Agjencisë së Bashkimit Evropian për Statistika Eurostat, në Maqedoninë e Veriut në vitin 2024 kishte 1,44 fëmijë të lindur për një grua, që është për 0,1 më shumë sesa mesatarja në 27 vendet e Bashkimit Evropian. Sipas tyre, në vitin 2023 kjo shifër ishte 1,49 fëmijë për grua, ndërsa në vitin 2014 dhe 2004 shifra ishte njësoj 1,52.
Tek të dhënat e grumbulluara nga Eurostat, thuhet se në rajonin e Ballkanit, lindshmëria është më e madhe në Malin e Zi (1,75), ndërsa Shqipëri dhe Serbi fertiliteti është njësoj me 1,64 fëmijë për grua. Ndërkaq nuk ka të dhëna për Bosnjë e Herzegovinën, po ashtu as për Kosovën.
Tek vendet e BE-së, në statistikë, thuhet se Bullgaria raportoi shkallën më të lartë të fertilitetit në vitin 2024, me 1,72 lindje të gjalla për grua, pas saj rënditet nga Franca (1.61) dhe Sllovenia (1.52). Ndërsa, shkallët më të ulëta të fertilitetit në vitin 2024 u regjistruan në Malta (1.01 lindje të gjalla për grua), kurse në Spanjë (1.10) dhe Lituani (1.11).
Ndërkaq, sipas të dhënave, midis viteve 2023 dhe 2024, shkalla totale e fertilitetit ra në 24 vende të BE-së, kurse mbeti e qëndrueshme në Luksemburg dhe Holandë dhe u rrit vetëm në Slloveni, ndërsa rënia më e lartë u regjistrua në Rumani.
