12 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeNë vitin 2021 ,30% më shumë martesa, por edhe më shumë shkurorëzime....

Në vitin 2021 ,30% më shumë martesa, por edhe më shumë shkurorëzime. Shumica e dasmave bëhen në gusht, divorcet në dhjetor – burrat martohen në 29 vjeç, gratë në moshë 27 vjeçare

Në vitin 2021 janë lidhur 13.337 martesa dhe krahasuar me vitin e kaluar numri i tyre është rritur për 29.8%, sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave.

Shumica e martesave, 1,981 ose 14,9%, janë lidhur në gusht, dhe më pak në prill, 667 ose 5,1%.

Më e shpeshta është martesa e parë me një përqindje prej 94,0% për femrat dhe 93,3% për meshkujt.

Në martesën e dytë me pjesëmarrje prej 6,2% dhe në martesën e tretë me pjesëmarrje prej 0,6%, në numrin e përgjithshëm të martesave hyjnë më shpesh meshkujt.

Në vitin 2021, shumica e martesave janë lidhur në grupmoshën 25 deri në 29 vjeç, pra 4 392 ose 32,9% te femrat dhe 4 959 martesat ose 37,2% te meshkujt.

Mosha mesatare në martesën e parë është 27.0 vjeç për nusen dhe 29.8 vjeç për dhëndrin.

Në vitin 2021 ka pasur 1,964 divorce, që është një rritje prej 25,2% krahasuar me vitin 2020. Gjatë vitit, më së paku martesa, 70 ose 3.6%, janë divorcuar në gusht dhe më së shumti, 202 ose 10.3% në dhjetor.

Sipas moshës, shumica e divorceve kanë ndodhur në grupmoshën 35 deri në 39 vjeç, 364 ose 18.5% te femrat dhe 365 ose 18.6% te meshkujt.

Sipas kohëzgjatjes së martesës, shumica e divorceve, 451 ose 23.0%, kanë ndodhur nga 5 deri në 9 vjet pas martesës.përcjell telegrami.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments