2.1 C
Tetovo
E premte, 21 Shkurt, 2025
BallinaLajmeNë vend që ti turen zv/ministrit të kulturës S.Sulejmani për dështimin në...

Në vend që ti turen zv/ministrit të kulturës S.Sulejmani për dështimin në konkursin kulturor në RMV ,për të mbuluar aferën i turen Valmir Azirit …ME LULE !

www.telegrami.mk

Qëllimi i shkrimit nuk është për të mbrojtur Valmir Azirin sepse ai e mbron vetveten me punën ose do shahet me mospunën …por të ndajmë shapin nga sheqeri ..kush ka faj le të mbaj përgjegjësi…BOLLNI MË me stilin e BDI-së …JENI në pushtet VLEN,dhe zbuloni urrithin ,çallamin dhe mospuntorin…

Jemi dëshmitar të një sulmi të paparë mediatik deri tash ndaj një personi udhëheqës të një Ministrie kësaj rradhe ndaj Sekretarit të Ministrisë së Kulturës Valmir Azirit .Por në vend që të thirret në përgjegjësi zv/ministri i Kulturës nga rradhët e Besës brenda VLEN Sedat Sulejmani, për dështimet në Konkursin shtetëror të Kulturës në RMV për vitin 2025 …ku Shqiptarët duhet të marrin të paktën 25% sipas përqindjes popullate gjithnjë sipas statistikës që ofron Enti Shtetëror Statistikor të RMV.. .Kultura shqiptare mori vetëm 15% të mjeteve financiare … Dhe fajtori dihet… kush është në pushtet apo kush është përfaqsues më i lartë në atë RESOR TË MINISTRISË SË KULTURËS ..sipas hierarkisë ….SEDAT SULEJMANI zv/ ministër…i vdiq nëna kësaj pune …Dhe për të defokusuar opinionin… e filluan mekanizmin mbrojtës dhe e vunë në shërbim .(prej aty doli kopja e vendimit ) …muleni ti turemi Sekretarit Shtetëror Valmir Azirit …I cili mund të ketë faj vetëm pse deri në vitin 2021 nuk i dha vetes atë vendim …por KA MERITA SE MORI VENDIN E PUNËS PLANIFIKUAR PËR NJË MAQEDONAS…dhe e akuzojnë se është deklaruar maqedonas në shpërndarje të materialit akuzues mefiatik nuk figuron e nënshkruar si dokumentacion deklarata e Valmir Azirit i shprehur si maqedonas …dhe lirisht mund të ju padis në Gjykatë për shpifje (hutohemi që nuk u kujdesët të botoni dosjet me dhjetra ose qindra maqedonas që i zunë vendet e punës të deklaruar si shqiptar me dëshmi te Noteri )…për Valmir Azirin hë për hë nuk ka këso dëshmi Noteriale …ME LULE…Një drejtor të muzeut në Tetovë nuk mundi ta ndrojë ….zv/ministri aktual…

www.telegrami .mk

P.S As edhe një shërbim nuk kam kërkuar nga Valmir Aziri…Nuk më befason …politikanët shqiptarë duhet kërkuar llogari nga 1992 deri 2025 për gjithë ato qindra miliona euro para që ka shpërnda Ministria e Kulturës nëpër konkurse…as edhe një roman ,çfaqje teatrale ,film ose veprimtari kulturore nuk mori as edhe një çmim të lartë europian ose botëror ose të ishte nominuar të paktën……pse shqiptarët u kishin faj apo përqindja e tyre u pengoi …edhe pse te botimet shqiptare njësoj si te ato maqedonase me dekada në TETOVË thuajnë XHI NUK KINA PA..antivlera me ton ….humor …Me LULE

Mesut Shabani Tetovë

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments