2.2 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaLajmeNë Universitetin “Nënë Tereza”, 1.800 vende të lira për studentët e vitit...

Në Universitetin “Nënë Tereza”, 1.800 vende të lira për studentët e vitit të parë

Edhe përkundër faktit që tregu i punës kërkon më shumë kuadër të fushës së drejtimeve deficitare, për këtë vit akademik fokusi i studentëve është tek shkencat shoqërore, njofton rektori i Universitetit “Nënë Tereza”, Izet Zeqiri. Ai njoftoi se në këtë universitet të ri, nga 1.800 vende të lira, aktualisht kanë aplikuar rreth 600 studentë, ndërsa risi është drejtimi i psikologjisë.

“Gjithsej janë 1.800 vende të lira. Si risi është se kemi pasur 5 fakultete, 40 programe studimore. Vitin e kaluar ka startuar 3 fakultete të reja të themeluara nga Kuvendi. Sivjet kemi akredituar edhe një drejtim të psikologjisë.”, – deklaroi rektori i Universitetit “Nënë Tereza”, Izet Zeqiri.

Procesi i aplikimit të studentëve po zhvillohet në të gjitha universitetet e vendit. Më pas vijon publikimi i listës së studentëve të pranuar dhe të pranuarit duhet të regjistrojnë semestrin e parë, me të cilin do të marrin statusin studentë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments