4.9 C
Tetovo
E enjte, 5 Dhjetor, 2024
BallinaLajmeNë universitete shënim simbolik i fillimit të vitit të ri akademik 2023/2024

Në universitete shënim simbolik i fillimit të vitit të ri akademik 2023/2024

Solemnitete dhe shënim simbolik i fillimit të vitit të ri akademik  2023/2024  paralajmërojnë për sot universitetet.

Kryetari i Qeverisë, Dimitar Kovaçevski dhe rektorja e Universitetit “Shën Cirili e Metodi”, prof. dr. Biljana Angellova me rastin e fillimit të orës akademike do të drejtohen para studentëve të Fakultetit të Mjekësisë.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri do të marrë pjesë në ceremoninë e Univeristetit “Nëna Terezë” në Shkup, ndërsa në Universitetin “Goce Dellçev” në Shtip do të mbahet ora e parë akademike, e titulluar “Studentja e UGD”.

Nga USHCM është paralajmëruar se rektorja dr. Angellova do t’i vizitojë edhe Fakultetin e Ekonomisë në ora 10.00, Fakultetin Juridik “Justiniani i Parë” në ora 11:00, Fakultetin Makinerik 12:30 dhe FSHKIM në ora 18:00.

Në datën 3 tetor (e martë), rektorja do të mbajë një fjalim në periudhën nga ora 10:15 deri në 11:15 në Fakultetin e Shkencave Bujqësore dhe Ushqimit.

Në Universitetin “Goce Dellçev” në Shtip, në Qendrën multimediale të UGD-së (Fakulteti Ekonomik) me fillim nga ora 11.30 do të mbahet ora e parë akademike me titull “Studentja në UGD-së”.

Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup sot do të presë gjeneratën e tetë të studentëve, në një ceremoni që do të fillojë në ora 11:00. Në ceremoni do të marrë pjesë edhe ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, i cili do t’u drejtohet studentëve të rinj.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments