7.6 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeNë Turqi kapet banda kriminale që fitoi 55 milion euro me baste...

Në Turqi kapet banda kriminale që fitoi 55 milion euro me baste ilegale, policia me aksion edhe në Maqedoni?

Një miliard lira turke, që vlejnë rreth 55 milion euro është shuma që është përfituar nga bastet ilegale dhe banda kriminale “Totobo” e cila ka vepruar në Turqi, Gjermani dhe Maqedoni. Kështu njoftojnë mediat turke të cilat bëjnë të ditur se pas 8 muajve ndjekje nga policia e Stambollit, janë arrestuar 59 anëtarë të bandës dhe udhëheqës të tyre.Operacioni vazhdon, ka njoftuar policia turke e cial thotë se bëhet fjalë për një nga operacionet më të mëdha në shkatërrimin e basteve ilegale. Ekipet e policisë të Stambollit nga reparti për krim kibernetik dje kanë kryer operacione të koordinuara në tetë qytete. Është arrestuar edhe udhëheqësi i bandës, Ozkan G.

Pas ndjekjes së llogarive të anëtarëve të bandës është vërtetuar se për një periudhë një vjeçare kanë përfituar rreth 1 miliard lira të cilat janë dërguar jashtë shtetit. Paratë përmes kriptovalutave janë transferuar në Maqedoni.

Policia turke dyshon se pjesë e këtyre parave kanë përfunduar edhe tek anëtarët e organizatave terroriste.

Zhurnal mëson se një aksion i tillë po zhvillohet edhe nga policia e Maqedonisë, madje mbrëmë ka patur bastisje në lokale të ndryshme në Maqedoni ndërsa aksioni vazhdon edhe më tej derisa të zbardhet rasti i plotë. Priten azhurnime të informatave nga MPB.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments