4.9 C
Tetovo
E enjte, 5 Dhjetor, 2024
BallinaLajme“Në tokë shtetërore detyronte qytetarët të paguajnë për parking”, Prokuroria me aktakuzë...

“Në tokë shtetërore detyronte qytetarët të paguajnë për parking”, Prokuroria me aktakuzë ndaj një personi për parkingun ilegal mbrapa Poliklinikës “Bit Pazar”

Prokuroria ka ngritur aktakuzë, ndërsa kërkon masa kujdesi ndaj një 47-vjeçari dhe kompanisë së tij, respektivisht ndalesë për të shfrytëzuar hapësirën prapa Poliklinikës së Bit Pazarit në Shkupi, ku i njëjti dyshohet se jashtëligjshëm ka krijuar parking me pagesë, shkruan TV21. Sipas njoftimit të Prokurorisë, i njëjti dyshohet për shkelje të nenit 225 nga Kodi Penal, gjegjësisht kryerje të veprës penale “uzurpim i patundshmërisë”.

“I akuzuari, 47-vjeçar, pronar dhe menaxher i kompanisë së paditur, ka marrë në posedim pronën e dikujt tjetër – tokën prapa Shtëpisë së Shëndetësisë në Shkup – Poliklinika Bit Pazar. I akuzuari ka shfrytëzuar tokën shtetërore, të cilën komuna e Çairit , sipas parashikimit të Planit Detal Urbanistik, ia ka dhënë për shfrytëzim shtëpisë së shëndetit, për vend parkimi të improvizuar. Në emër dhe në llogari të kompanisë ka vendosur një tra dhe një pikë grumbullimi dhe ka angazhuar një person për inkasim me çmim prej 50 denarë për 90 minuta shfrytëzim për parking, duke kufizuar dhe kontrolluar hyrjen dhe daljen në këtë tokë”, thonë nga Prokuroria./tv21.tv

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments