www.telegrami.mk
Ligji i Gjuhëve – Debat në stil britanik (por ballkanik në shpirt)
VLEN:
“BDI ka qenë 22 vite në pushtet dhe s’ka bërë asgjë.”
(një vërejtje shumë e saktë, e bërë me qetësinë e dikujt që s’ka bërë ende asgjë vetë)
BDI:
“Ju më mirë mos dilni fare në politikë.”
(thënë nga partia që ka dalë gjithmonë në politikë, por rrallë në rezultate)
Publiku shqiptar:
“Po ligji i gjuhëve?”
VLEN & BDI (në kor):
“Një moment… ta shohim çfarë mendon Mickoski.”
Mickoski:
(thotë diçka)
VLEN:
“Ja pra! Ja pse po flasim!”
BDI:
“Ja pra! Ja pse s’duhet të flisni!”
Ligji i gjuhëve:
(rri në qoshe, si një dokument i harruar në sirtar që hapet vetëm për konferenca shtypi)
Morali anglez:
Në politikën shqiptare në Maqedoni, kush flet i pari gabon, kush vepron humbet,
dhe kush pret… akuzon më gjatë…www.telegrami.mk
