10.8 C
Tetovo
E shtunë, 18 Tetor, 2025
BallinaLajmeNë Tetovë votojnë 62 të burgosur dhe 99 të sëmurë, janë shpërndarë...

Në Tetovë votojnë 62 të burgosur dhe 99 të sëmurë, janë shpërndarë të gjithë materialet e nevojshme

Në Tetovë sot është shpërndarë materiali zgjedhor në të gjithë 117 vendvotimet, ndërsa sot kanë votuar personat që janë të dënuar me burg në burgun e Tetovës dhe personat e sëmurë dhe të pa lëvizshëm. Nazmi Dauti nga Komisioni Komunal Zgjedhor në Tetovë thotë se gjatë ditës së sotme janë shpërndarë të gjithë materialet e nevojshme, ndërsa edhe personat e dënuar dhe të sëmurë janë në proces për të votuar. Qyteti i Tetovës ka 117 vendvotime dhe të drejtë vote kanë 87.879 qytetarë.“Një ditë para mbajtjes së zgjedhjeve votojnë personat që janë me vuajtje të dënimit në burgun e Tetovës. Gjithsej duhet të votojnë 62 persona. Komisioni Komunal i Zgjedhjeve nga ora 6 e mëngjesit ka dorëzuar materialin zgjedhor në vendvotimin 1925, i cili është kompetent për realizimin e procesit zgjedhor brenda burgut të Tetovës. Po ashtu, nga ana e komisionit komunal po bëhet edhe shpërndarja e materialit zgjedhor në gjithë 117 vendvotimet që janë në kompetencë të KKZ dhe komisioneve zgjedhore. Pas pranimit të materialit, ata komisione që kanë persona të sëmurë dhe të pa aftë që duhet të votojnë një ditë para mbajtjes së zgjedhjeve, këshilli zgjedhor pas pranimit të materialit të zgjedhjeve do të realizojë procesin e votimit për personat e sëmurë dhe të pa aftë. Sa për informacion, deri te Komisioni Komunal i Zgjedhjeve kanë arritur 106 kërkesa të personave të sëmurë, por nga ana e KKZ janë pranuar 99 kërkesa që kanë plotësuar kushtet për të realizuar të drejtën e votës një ditë para mbajtjes së zgjedhjeve”, tha Nazmi Dauti – KKZ Tetovë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments