29.5 C
Tetovo
E mërkurë, 26 Qershor, 2024
BallinaLajmeNë Tetovë ujë nuk ka ,ose pak .Komuna e Tetovës / Ujë...

Në Tetovë ujë nuk ka ,ose pak .Komuna e Tetovës / Ujë ka, por s’ka shtypje! Disa lagje të Tetovës “mbijetojnë” me hidroforë

Në Tetovë në disa lagje ka mungesë të ujit për pije, ose më saktë ka pak ujë. Një ndër to është edhe lagjja jashtë Vardarit. Mungesa e ujit për pije ka bërë që shumica e banorëve të instalojnë hidroforë, por as kjo nuk ka zgjidhur problemin, pasi edhe ato nuk mbushen sa duhet për të plotësuar nevojat e banorëve. TV21 ishte në këtë lagje ku banorët na thanë se disa herë kanë kërkuar zgjidhje nga autoritetet komunale, por deri më tani kanë marrë vetëm premtime.

-Jo s’kemi, kemi shumë pak, mos me qenë rezervuari s’ka asgjë, e mbledhim nga pak edhe me hidrofob e dërgojmë lartë, shërbehemi nga pak me zor.

-Ujë ka pa shtypje, se çdo litër të ujit e kemi më rrymë, se ujë ka ama nuk hipën askund mbi katin e parë, nuk shkon askund dhe rregullisht nuk kemi ujë. Me hidrofor me rrymë e çojmë pa mos e pas rezervuarin, nuk  funksion tek ne, nuk ka shtëpi që nuk ka rezervuar.

-Në lagje ujë të them se nuk ka ose furnizohemi me rezervuar që i kemi të instaluar, përndryshe mos i pas këto, ngelim pa ujë. Jemi lagjja më e frekuentuar mund të them dhe paguesit më të rregull që janë në qytet dhe këtu më së paku investohet. Kemi bërë edhe kërkesa edhe zyrtarisht dhe jo zyrtarisht po asnjë lëvizje. Ka premtime plot, edhe kryetari i komunës ka qenë këtu, nuk ka diçka konkrete të ndërmarrë, asgjë, as nuk ka përgjigje rreth asaj që është një fatkeqësi e madhe që jemi lagje e re dhe do ishim shumë të kënaqur nëse ndërmerret diçka ose nëse na informojnë rreth rrjedhave se ku kanë mbërri.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments