Në Tetovë u përurua libri “Lulja dhe Zogu” i autores së re Luljeta Gashi Samiu, një botim i kushtuar jetës dhe veprës së luftëtarit të lirisë Rahim Samiu – Zogu, i njohur për veprimtarinë e tij në shërbim të çështjes shqiptare.Në ceremoninë e përurimit morën pjesë kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, dhe kryetari i Këshillit të Komunës, Jusuf Abduli, si dhe përfaqësues të jetës kulturore e qytetarë të shumtë.Me këtë rast, u theksua rëndësia e ruajtjes së kujtesës historike përmes librit dhe roli i letërsisë në edukimin e brezave të rinj. Kryetari Kasami vlerësoi angazhimin e autores për trajtimin e figurave që kanë kontribuar në lirinë dhe identitetin kombëtar, duke nënvizuar se Komuna e Tetovës do të vazhdojë të mbështesë iniciativa të tilla kulturore.
Autorja Luljeta Gashi Samiu falënderoi institucionet dhe të pranishmit për mbështetjen, duke theksuar se libri është një përpjekje për ta sjellë më afër lexuesit jetën dhe idealet e Rahim Samiu – Zogut.
Komuna e Tetovës, përmes mbështetjes së botimeve letrare dhe aktiviteteve kulturore, synon të nxisë kulturën e leximit dhe të forcojë rolin e librit në jetën shoqërore dhe arsimore të qytetit.



