8.8 C
Tetovo
E hënë, 31 Mars, 2025
BallinaLajmeNë Tetovë pjesa më e madhe shkollave dhe hoteleve nuk i plotësojnë...

Në Tetovë pjesa më e madhe shkollave dhe hoteleve nuk i plotësojnë kushtet për mbrojtje nga zjarri

Nga gjithsej 12 shkolla fillore dhe gjashtë të mesme në Tetovë, katër prej tyre plotësojnë rregullat për mbrojtje kundër zjarreve.

Mungesa në aspektin e mbrojtjes kundër zjarrit, inspektorati ka vërejtur edhe në Universitetin e Tetovës dhe tek Enti për Punësim.

“Mbikëqyrja është kryer në gjitha shkollat fillore e të mesme, kopshtin e fëmijëve dhe institucioneve shtetërore që gjenden në territorin e komunës së Tetovës. janë inspektuar 12 shkolla fillore, 5 të mesme, dy shkolla qendrore, Maarif, UEJL UT dhe çerdhet. Nga të gjitha mbikëqyrjet e realizuara, inspektorët kanë konstatuar se nga gjitha objektet e kontrolluara, plotësisht plotëson kushtet vetëm Nikolla Shtejn, Besa Reçicë e Vogël, Kopshti Rinia, Maarif, gjoçe Stojçeski dhe UEJL”, tha Besarta Ramadani, Zëdhënëse e komunës së Tetovës.

Inspektime janë kryer edhe në 20 hotele të Tetovës dhe në disa mini fabrika ku është konstatuar se pjesa më e madhe nuk i plotëson kushtet. Paralajmërohen dënime të rrepta nga inspektorati dhe vija të kuqe për plotësimin e këtyre kushteve.

“Po ashtu janë inspektuar edhe 20 hotele të ndryshme e që vazhdon edhe në gastronomi që janë në territorin e komunës, dhe nga kontrollet e realizuara, konstatohet se vetëm një Hotel pra merkuri, plotëson kushtet e nevojshme për realizimin e veprimtarisë së regjistruar, ndërsa objektet tjera, pjesërisht ose aspak nuk plotësojnë as nevojat minimale për të realizuar veprimtarinë hotelerike apo gastronomike”, u shpreh Besarta Ramadani, Zëdhënëse e komunës së Tetovës.

Kontrollet e jashtëzakonshme nëpër institucione arsimore dhe objekte të tjera kolektive erdhën pas tragjedisë së Koçanit./ Alsat.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments