7.6 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaOpinionNë Tetovë nuk është paraqitur asnjë rast korrupsioni/ Bajrami: Arsyeja është se...

Në Tetovë nuk është paraqitur asnjë rast korrupsioni/ Bajrami: Arsyeja është se edhe ai që jep ryshfet dënohet

Në Maqedoni pothuajse në të gjithë raportet ndërkombëtare dhe të departamentit amerikan të shtetit thuhet se Maqedonia e Veriut duhet të luftojë korrupsionin. Por sa realisht korrupsioni është duke u luftuar?

Në Sektorin për Punë të Brendshme në Tetovë gjatë vitit 2023 nuk ka asnjë rast të denoncuar për marrje të mitos apo korrupsion nga personat zyrtarë. Edhe në prokurorinë e Tetovës nuk ka asnjë lëndë të hapur për korrupsion këtë vit.

Rasti i vetëm në SPB Tetovë i denoncuar këtë vit është për një mashtrim. Në bazë të raportit të policisë një person ka dhënë 350 euro për të kaluar testin e vozitjes, por pasi nuk e kaloi, e denoncoi rastin në polici se është mashtruar. Sipas avokatit Ibrahim Bajrami arsyeja pse qytetarët nuk denoncojnë është edhe ajo se ligji parasheh dënim për të dy palët, edhe për atë që jep edhe ata që merr.

“Për shkak se kodi penal neni 358 sanksionon edhe dhënësin e ryshfetit dhe neni 357 sanksionon edhe marrësin e ryshfetit. Alineja një e kësaj norme juridike parasheh dënim me burg nga 4 deri në 10 vjet. Alinetë tjera janë më të buta nga një deri në katër dhe tre vjet burg. Dhe me vet faktin se edhe dhënësi i ryshfetit është i sanksionueshëm penalisht prodhon një frikë për të paraqitur një çështje të tillë.”

Bajrami thotë se kjo mund të luftohet me ngritjen e vetëdijes së qytetarëve që të mos japin para për kryerjen e ndonjë shërbimi.

“Ky fenomen mund të luftohet me ngritjen e vetëdijes së qytetarëve që të mos bien pre e presioneve të administratës shtetërore , apo dikujt tjetër që është i obliguar për t’i ofruar shërbimet e tij administrative apo çfarëdolloj që qytetari ka nevojë.”

Por çfarë thonë qytetarët për ryshfetin!?

“Si nuk ka korrupsion!? Dje më ndali policia i kalova do vetura mi mori policia 1000 denarë në të zezë, për kafe mi morën në xhep dhe 250 euro më thanë dënimi është. Si nuk ka korrupsion, plot ka korrupsion.”

“Jo nuk kam pas rast, ma kanë sos punë si njerëz, mirë është.”

“Unë nuk jap edhe nuk marr. A kush nuk ja kryen punën duhet të japë. Po nëse me ndodh mua do e paraqes por, nuk më ka ndodhë.”

“Flitet por unë nuk kam vërejt , nuk kam parë, nuk e dijë.”

Në Maqedoninë e Veriut në të shumtën e rasteve nga parti politike kërkohet veting në të gjithë nivelet, por deri më të nuk është marr asnjë hap konkret.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments