Komuna e Tetovës njoftoi se sonte duhet të fillojë dezinfekstimi kundër mushkonjave dhe për këtë shkak bëhet apel bletarëve që t’i ndërmarrin masat e tyre mbrojtëse.
“Për shkak të dezinfektimit, është i nevojshëm strehimi i bletëve brenda koshereve, sigurim i ujti të nevojshëm dhe të lëshojnë koshet 5-6 orë pas dezinsektimit”, thonë nga Komuna e Tetovës.
Dezinektimi do të bëhet pas orës 21:00 dhe do të zgjasë deri në orën e hershme të ditës tjetër.
“Në rast të shiut apo erës së fuqishme, dezinektimi do të anulohet për ditën e ardhshme apo një ditë tjetër që do ketë kushte më të mira klimatike”, shprehen nga komuna.