8.2 C
Tetovo
E diel, 2 Shkurt, 2025
BallinaLajmeNë Tetovë ende mungojnë tekstet shkollore

Në Tetovë ende mungojnë tekstet shkollore

Edhe ky gjysëm vjetor filloi në shkollat e Tetovës me mungesë të teksteve shkollore. Edhe përkundër premtimeve të shumta autoritet lokale dhe qendrore me vite nuk munden të gjejnë zgjidhje për të ju siguruar libra nxënësve të cilët shpesh herë e përfundojnë shkollën pa libra në disa lëndë, ndërsa arsimtarët detyrohen më kopje që është e ndaluar më ligj tua sigurojnë edhe disa matriale nxënësve me qëllim që të kenë një bazë për ti notuar. Nga Sektori i Arsimit në Tetovë thonë se mungojnë mbi 20 mijë libra në gjitha shkollat fillore e të mesme në Tetovë.

“Para dy viteve kishim mungesë të mbi 40 mijë librave, ku pastaj ky numër është zvogëluar në 20 minë libra. Jemi në komunikim me Ministrinë e Arsimit, ku janë shprehur se një pjesë e librave do të sigurohen ndërsa pjesa e madhe nuk mundë të sigurohen shkaku se janë mungesë e lëndëve të gjuhëve. Arsimtarët profesorët, mundohen që me anë të skriptave, shkrimeve diktimeve brenda orës mësimor të gjenden dhe procesi edukativo arsimor të zhvillohet.”, tha Nazmi Dauti nga Sektori i Arsimit Tetovë.

Për kryetarin e Komunës së Tetovës problemi është më kompleks. Ai thotë se pavarësisht se komuna dëshiron të zgjidhë këtë problem, ligji nuk mundëson që komuna të bëjë furnizime më libra shkollat. Kasami për këtë situatë fajëson qeverinë paraprake që sipas tij nuk ka siguruar tekste shkolle që këta të njëjta tani mund t’i shumëfishonin.

“Përkundër vullnetit të Komunës së Tetovës për të zgjidhur këtë problem, duhen ndryshime ligjore me të cilat edhe teknikisht dhe ligjërisht Komuna e Tetovës do ketë mundësi për të intervenuar. Në shkollat profesionale siç është shkolla e Tekstiles dhe e mjekësisë aty janë tekste profesionale dhe aty ato nuk ekzistojnë si të tillë. Është një trashëgimi dhjetëra vjeçare me të cilën ndryshimet janë bërë. Ministria dhe qeveria paraprake nuk ka siguruar tekste, që ne sot teknikisht të njëjtat ti shumëfishojmë.”, tha kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami.

Nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës thonë se para një muaji kanë siguruar një mijë libra, për shkollat e Tetovës, por ky numër është shumë i vogël se sa ka mungesë të librave e teksteve shkollore në Tetovë

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments