5.5 C
Tetovo
E enjte, 11 Dhjetor, 2025
BallinaLajmeNë tetor janë dhënë 446 leje për ndërtim në Maqedoni

Në tetor janë dhënë 446 leje për ndërtim në Maqedoni

Në tetor të vitit 2025 janë dhënë 446 leje për ndërtim, që është për 22,9 për qind më shumë në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar, tregojnë të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikave.

Sipas lejeve të dhëna për ndërtim, vlera e paraparë e objekteve është 10 596 843 mijë denarë, që është për 25,1 për qind më shumë krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak. Vlera e rritur është për shkak se gjatë periudhës referencë është dhënë leja për ndërtimin e Rrugës Shtetërore A2, aksin Bukojçan–Kërçovë, faza e parë, nën aksin Cërvicë–Kërçovë me gjatësi 6,527 km, e cila ka vlerë prej 44 milionë euro.

Nga numri i përgjithshëm i lejeve të dhëna për ndërtim 289 (64,8 %) janë të dedikuara për objektet e ndërtimit të lartë, 68 (15,2 %) për objektet e ndërtimit të ulët dhe 89 (20,0 %) për objektet për rikonstruim.

Nga gjithsej 446 objekte, tek 247 (55,4 %) si investitorë paraqiten persona fizikë, ndërsa tek 199 (44,6 %) të objekteve si investitorë janë subjektet afariste.Në periudhën raportuese është paraparë ndërtimi i 1 177 banesave, me sipërfaqe të përgjithshme prej 101 286 m2.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments