12.6 C
Tetovo
E martë, 13 Maj, 2025
BallinaLajmeNë takimin Albin Kurti me Kovaçevskin, u bisedua edhe për rrugën...

Në takimin Albin Kurti me Kovaçevskin, u bisedua edhe për rrugën Prizren-Tetovë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti takoi të mërkurën në Shkup, kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.

Zyra e kryeministrisë ka njoftuar se ata kanë zhvilluar një takim bilateral gjatë pjesëmarrjes në Forumin Ekonomik në Shkup.

“Ata diskutuan për marrëdhëniet dypalëshe të dy vendeve dhe projektet e përbashkëta. Rritja e efikasitetit të kalimit të kufirit për qytetarët e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut në drejtim të njëra-tjetrës dhe projekti i rrugës Prizren-Tetovë ishin dy prej çështjeve me theks të veçantë. Në takim u trajtua edhe mundësia e organizimit të një forumi të përbashkët të biznesit”, thuhet në njoftim.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments