Në vendkalimin kufitar Tabanoc sot në mëngjes koha e pritjes për hyrje në vend është rreth një orë. Në V.K. Bogorodicë, koha e pritjes për dalje nga vendi është 30 minuta. Sipas Lidhjes Auto Moto të Maqedonisë, në vendkalimet tjera kufitare, nga ana e Maqedonisë, nuk ka më pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.