7.9 C
Tetovo
E hënë, 3 Nëntor, 2025
BallinaLajmeNë Studeniçan fitoi Ejup Abazi i AKI-së, pas katër mandateve largohet Azem...

Në Studeniçan fitoi Ejup Abazi i AKI-së, pas katër mandateve largohet Azem Sadiki

Tingujt e tupanëve mbushën rrugicat e fshatit, banorët nisë festën me flamuj dhe thirrje gëzimi. Ejup Abazi nga AKI shënoi fitore në komunën e Studeniçanit në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale.

Nëpërmjet një statusi në profilin e tij zyrtar në facebook Abazi falënderoi banorët.

“Tani, deklaroj me solemnitet: Nga ky moment, unë nuk jam kryetar i një grupi apo i një vote. Jam KRYETAR I TË GJITHË QYTETARËVE të Studeniçanit! Zotohem para Zotit dhe para jush: do ta udhëheq Komunën me ndershmëri, pa devijuar nga shërbimi dhe pa dallime. Puna e madhe fillon tani, për të përmbushur çdo zotim”, tha Ejup Abazi, kandidat për Studeniçanin nga AKI.

Poashtu edhe Azem Sadiki, i cili ishte për 4 mandate me radhë në krye të kësaj komune, i falënderoi qytetarët për pjesëmarrjen dhe përkrahjen që i kanë dhënë gjatë këtyre viteve. Abazit ia uroi fitoren.

“Kam pasur nderin të jem në krye të komunës sonë për katër mandate, periudhë gjatë së cilës jam përpjekur me përkushtim, punë të pa ndalur të realizoj shumë projekte që sot lanë gjurmë në çdo vendbanim të Komunës së Studeniçanit. Asnjëherë nuk do t’i harroj njerëzit e mi të afërt që kanë qenë krahu im, më qëndruan besnik gjatë tërë kësaj kohe sepse ata janë pjesë e të gjitha sukseseve të mia”, deklaroi Azem Sadiki, kandidat i mbështetur nga VLEN-i.

Sipas të dhënave të KSHZ-së Ejup Abazi i AKI-së morri 4361 vota, ndërsa kundërkandidati i tij i pavarur Azem Sadiku i cili u mbështet nga VLEN, 4173.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments