2.7 C
Tetovo
E martë, 21 Janar, 2025
BallinaEkonomiNë Spanjë mielli dhe vaji u konsumuan nga paniku, në Gjermani ka...

Në Spanjë mielli dhe vaji u konsumuan nga paniku, në Gjermani ka frikë për mungesën

Nga frika e mungesës në Spanjë, ditët e fundit ka një konsum të madh të disa produkteve ushqimore, ndaj raftet me miell dhe vaj luledielli janë bosh në shumë supermarkete.

Përkatësisht, Spanja deri më tani ka importuar vaj luledielli nga Ukraina dhe ai import ka mbuluar deri në 62 për qind të konsumit.

“Vaji i lulediellit është një produkt që tashmë është vështirë të gjendet në dyqane. “Kemi porositur sasi të reja, por prej ditësh nuk ka dërgesa”, tha një shitëse nga një supermarket në Barcelonë, sipas mediave spanjolle.

Disa supermarkete kanë kufizuar shitjen e vajit të lulediellit në pesë litra për person.

E njëjta gjë vlen edhe për miellin, i cili aktualisht është i vështirë për t’u gjetur në dyqane.

Shoqata e tregtarëve me shumicë dhe supermarketeve “Asadas” pak ditë më parë vuri në dukje sjelljen e pazakontë të konsumatorëve për blerjen e vajit të lulediellit dhe theksoi se furnizimi me vaj për gatim dhe produkte të tjera sigurohet në Spanjë.

Sipas mediave, problemet e furnizimit mund të lindin këtë verë nëse nuk do të ketë dërgesë nga Ukraina.

Gjithashtu, për shkak të mungesës së dërgesave të drithërave dhe misrit nga Ukraina në Spanjë, mund të ketë mungesë të foragjereve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments