2 C
Tetovo
E diel, 19 Janar, 2025
BallinaLajmeNë shkurt 53 leje ndërtimi në Pollog, 14 në Gostivar - Të...

Në shkurt 53 leje ndërtimi në Pollog, 14 në Gostivar – Të dhënat nga E.SH.S

Në shkurt të këtij viti, në vend janë dhënë 250 leje ndërtimi, që është 27,7 për qind më pak në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, sipas Entit Shtetëror të Statistikës, më së shumti leje të reja, 85, janë në rajonin e Shkupit, më pas Pollogu me 53, Juglindja me 38 etj.

Sipas të dhënave të ESHS-së, në Gostivar në shkurt janë dhënë 14 leje ndërtimi, më së shumti në rajonin e Pollogut. Pasojnë Bërvenica me 10, Bogovina me 9, Zhelina me 7 etj.

Sipas lejeve të dhëna për ndërtim, vlera e parashikuar e objekteve është 2.763.961.000 denarë, që është për 39,7 për qind më pak në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar.

Nga numri i përgjithshëm i lejeve të ndërtimit të lëshuara, 138 (55.2 për qind) janë për objekte, 29 (11.6 për qind) për objekte të inxhinierisë civile dhe 83 (33.2 për qind) për rikonstruksione.

Individët janë investitorë në 146 (58.4 për qind) të objekteve, ndërsa subjektet afariste janë investitorë në 104 (41.6 për qind).

Në periudhën referuese janë planifikuar të ndërtohen 440 banesa, me sipërfaqe totale të dobishme prej 40,405 metra katrorë. Prej tyre 182 janë planifikuar në Shkup, përkatësisht 115 në Komunën e Aerodromit, 37 në Karposh, 12 në Ilinden, 9 në Sopishtë. Rajoni i Shkupit pasohet nga rajoni i Pollogut me 130 banesa të reja, prej të cilave 104 në Gostivar.

https://gostivarpress.mk/vo-fevruari-53-dozvoli-za-gradba-vo-polog-14-vo-gostivar-podatoczi-od-dzs/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments